Deputeti demokrat zbardh shkeljet me anëtarët e KLP dhe KLGJ: Votimi dje nul!

0
185

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, njëkohësish pjesë e komisionit të posaçëm për anëtarët e KLP dhe KLGJ, në një deklaratë për mediat, ka zbardhur shkeljet që u bë në listat e KPL e KLGJ.

Lista e kandidatëve është kundërshtuar fort nga opozita në komisionet parlamentare dhe Parlament, por u miratua dje sipas rregullores.

“Dje nuk ndodhi proces votimi, procesi i votimit dje ishte nul”, tha Bylykbashi, “nuk ka anëtarët të KPL dhe KLGJ nga Parlamenti”. Ai argumentoi se mungonte kuorumi.

 Dje në sallë ishin 74 deputetë duhet të ishin 94 deputetë. Procesi i votimit është nul . Opozita nuk mund të merrte pjesë në një farsë antikushtetuese prandaj dhe nuk mund të bëhej pjesë e atij procesi. Lista e djeshme është nul procesi i djeshëm është nul dhe nuk ka asnjë emërim automatik.

Nëse do të konstituohesh KLGJ apo KLP me këta kandidatë do të rrënonin legjitimitetin kushtetues të këtyre organeve dhe për rrjellojë do të bëhen nul dhe vendimet e marra nga këto organe. Procesi i djeshëm ishte nul nuk ka anëtarë të KLGJ e KLP nga parlamenti“.

Bylykbashi shtoi de kandidatët i duhen Ramës

“Këta kandidatë janë lënë të filtrohen në mënyrë prioritare për të ardhur tek kjo listë. Kandidatë të tjerë të cilët nuk kishin prirjen që i duhesh Edi ramës kryemin istër për të nëjjtat kushte janë skualifikuar nga filtrat parlamentar apo sekretari i përgjithshëm.

Kandidatë që u ka thënë ONM-ja jo por që i riduheshin Edi Ramës kanë kaluar dhe shorti i përzgjodhi. Me procesin që Edi Rama përmbylli dje edhe ONM u hodh në koshin e plehrave. ONM sot ka një vlerë shuëm të zvogëluar në raport me atë që kemi caktuar në kushtetutë dhe pasojë do të ketë dhe në procesin e vettingut” .

VIDEO

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here