Ministri holandez kritika të ashpra ndaj Ramës: Luftoni lidhjet me krimin e organizuar

0
103
2018-07-13 10:01:25 DEN HAAG - Minister Stef Blok van Buitenlandse Zaken (VVD) bij aankomst op het Binnenhof voor de laatste wekelijkse ministerraad voor het zomerreces. ANP BART MAAT

Pasi Komisioni Europian refuzoi kërkesën e Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë,  vjen reagimi i ministrit të jashtëm holandez, Stef Blok.

Në një prononcim për mediat e vendit të tij, kryediplomati i Amsterdamit u shpreh se, Komisioni Europian rekomandon Shqipërinë që të vazhdojë luftën ndaj krimit të organizuar dhe i kërkon që të marrë mbrapsht të gjithë shqiptarët që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

Më herët reagoi dhe ambasada e Holandës në Tiranë që ishte po në të njëjtën linjë me qeverinë e Amsterdamit.

“Vendi ynë do të punojë me Shqipërinë për të parë se si shqetësimet tona në lidhje me krimin e organizuar, aplikimet e pabazuara për azil dhe klandestinët që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të Holandës, mund të adresohen në mënyrë efikase”, thuhej në deklaratën e ambasadës në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here