29-vjeçari që punonte në “Call Center”, i shkakton 500 mijë euro dëm kompanisë

0
146

Një 29 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Në vijim të operacionit “ÇENTRALISTI” u arrestua i riu me iniciale F. P për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. F.P., 29 vjeç, në bashkëpunim me nëntë shtetas të tjerë, të ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm.

Së bashku shtetasit kanë përdorur aplikacione dhe platforma të kundraligjshme realizuar në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet përkatëse të punës që kanë kryer pranë një kompanie Call-Center në Tiranë, dhe duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar ksaj kompanie.

Ndalimi i 9 personave u bë më 27 shkurt 2019, pasi hetimet kishin filluar 8 muaj më parë. Ndërkohë u proceduan në gjendje të lirë edhe 5 shtetas të tjerë, ndërsa 6 u shpallen në kërkim, mes tyre edhe F. P.

Të ndaluarit më 29 shkurt janë: J. F., 36 vjeç, banues në Tiranë, A. V., 30 vjeç, banues në Fier, E. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, S. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, O. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, A. G., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe D. O., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here