Kosovë/ Rriten masat e sigurisë për kryeministrin Mustafa

0
129

 

 

muPolicia së fundi ka rritur masat e sigurisë për kryeministrin Isa Mustafa

Komunikacioni ndalet sa herë kryeministri Mustafa kalon nëpër këtë rrugë nga shtëpia e tij drejt ndërtesës së Qeverisë dhe në momentin kur ai kthehet në shtëpi.

Fqinjët e kryeministrit thonë se rruga për vetura bllokohet vetëm muajt e fundit dhe se më parë policia nuk e ka ndalur qarkullimin për automjete të tjera, transmeton Koha.net.

E pyetur nga televizioni Arta, zyra e Kryeministrit nuk ka kthyer përgjigje nëse kjo po ndodh pas ngjarjes së 23 shtatorit, kur dy persona tentuan ta sulmojnë kryeministrin.

Ndërkohë Policia e Kosovës thotë se kjo është bërë në bazë të vlerësimit të rrezikshmërisë. Policia pati arritur të parandalojnë një sulm ndaj eskortës së kryeministrit gjatë muajit shtator të këtij viti. Për rrezikim të kryeministrit, tashmë

Prokuroria themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj T.G., me dyshimin se ka kryer veprat penale: Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës në tentativë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency