Kryemadhi: Shkatërrimi i Gjykatës së Lartë, Rama garant kriminelëve…

0
120

Kryetarja e Lëvizjës Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka komentuar edhe gjendjen në sistemin e drejtësisë dhe krizën që e ka përfshirë këtë sistem për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë dhe të Edi Ramës.

“Shkatërrimi i Gjykatës së Lartë. Pse kujtoni ju se i qan zemra Edi Ramës? Mos funksionimi i Gjykatës së Lartë nxjerr nga burgu kriminelë të kërkuar që janë për ekstradime, të cilëve Edi Ram u ka hyrë garant dhe prandaj nuk e ngre Gjykatën e Lartë në mënyrë të tillë që të lirojë kriminelët , që të mos ekstradohen në vendet që kërkohen, në vendet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është kriminale dhe ka përfshirje të instrumenteve dhe angazhimeve të tjera të strukturave kombëtare dhe ndërkombëtare, institucionale dhe të drejtësisë, të cilët janë të përfshirë me të gjithë këtë angazhim dhe kapje të krimit të organizuar”, ka deklaruar Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here