Publikohen pamjet/ Momenti kur thyhet me dhunë dera e Pallatit të Sportit

0
167

Partia Demokratike ka publikuar pamjet e thyerjes së derës së Pallatit të Sportit në Shkodër.

Sipas demokratëve personat që kryen këtë akt janë përfaqësues të Partisë Socialiste të cilët, sipas selisë blu udhëhiqen nga nipi i deputetit të PS-së, Luan Harusha.

“Video është momenti kur përfaqësues të Partisë Socialiste në Shkodër më në krye nipin e deputetit të PS, Luan Harusha, sulmojnë me dhunë Pallatin e Sportit ne Shkodër, nen administrimin e Bashkisë, duke thyer me forcë derën e këtij institucioni.

Policia bashkiake e Shkodrës, e cila ka nën menaxhim këtë institucion I ka ndaluar, ndërkohë që në momentin kur arrin policia e rendit autorët largohen nga vendi I ngjarjes pa u ndaluar nga uniformat blu.

Në vendngjarje janë 4 makina. Një Volkswagen Passat ngjyrë jeshile e cila ka targën Sh 3573 E, Një Peugeot e bardhë me targë Sh 1782 E, Një Merecedes Benz CLS me targë  AA 007, pronari i te cilit është Ergys Harusha, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha”, thekson PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here