U la në arrest shtëpie, reagon për herë të parë Bardh Spahia…

0
121

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të tij, dhe lënien e masës së arrestit të shtëpisë. Ai shkruan se në këto ditë ka pasur mbështetje maksimale nga qytetarët dhe miqtëndërsa do të vijojë të qëndrojë, njësoj siç ka bërë qyteti i Shkodrës në të gjithë historinë e tij.

VETEM QENDRESE!

Të gjithëve e secilit, miq, kolegë, të njohur e të panjohur, brenda e jashtë vendit, u jam thellësisht mirënjohës për solidaritetin, vëmendjen e mesazhet! E drejta triumfon mbi cdo urdhër politik e keqpërdorim të shtetit, ashtu si vendosmëria për të bërë gjënë e duhur për këtë vend, nuk lëkundet as edhe një sekondë!

Solidariteti njerëzor mbetet sinjali më i qartë se shpresa është e fortë në këtë vend, njëlloj si ndërgjegjësimi se beteja kundër të keqes nuk është e lehtë, por aspak e pamundur!
Nuk jam penduar për asnjë moment për zgjedhjen që të kthehem e të qëndroj në vendin tim! 

Për formim e traditë familjare, besoj tek qëndresa përballë të keqes, si rruga për të merituar lirinë e demokracinë. Ajo betejë bëhet vec pastër, pa kthesa e konformizma! Paqja pa drejtësi është diktaturë, e diktatorët vec rrëzohen!

Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja!Jam prane cdo mbrojtesi te lirise te ndaluar padrejtesisht, jam prane cdo qendrestari e ushtari te demokracise qe mbron lirine duke u perballur me dinjitet e kurajo kunder te keqes qe po rikthehet per te mbytur e zene per fyti demokracine ne atdheun tone.

E aty do jem bashke me ta, mirenjohes per sherbimin qe i bejne kombit te vet, me sa te kem mundesi e sa te kem fryme! Respekt për të gjithë qëndrestarët!#AsnjëHapPas#TëBashkuarIaDalim#RamaIk

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here