“Mbushur me shkopa gome dhe armë”, Rama në Përmet i shoqëruar me “ushtri” …

0
114

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme në takim elektoral me banorët në Përmet dhe Dropull. Mështetësit e PS-së e pritën me këngë e brohorima ndërsa nga ana tjetër kishte mbështetës të opozitës që ishin në protesta.

Ashtu siç edhe u njoftua nga Basha pak pas protestës së 9-të kombëtare të opozitës, mbështetësit e PD dhe LSI do të zhvillonin anti-miting kudo që do ishte Rama. Ditën e sotme ata ishin mbledhur në një njërën prej rrugëve të Tepelenës ku kaloi kryeministri dhe mbanin në duar pankartat “Rama ik”.

Ajo që ra në sy, ashtu si në çdo vend ku shkon kryeministri, ishin forcat e shumta të policisë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al bagazhi i furgonit të policisë ishte i mbushur me shkopa gome dhe armët e efektivëve të policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here