Protesta e opozitës në foto…

0
122

Opozita zhivlloi sot një nga protestat më të madh dhe paqësore. Fotot më poshtë tregojnë momentet kryesore nga tubimi Frontit Opozitar. Kreu i PD, deklaroi se largimi i kryeministrit Edi Rama mbetet një çështje e panegociueshme për zgjidhjen e krizës politike në vend. Duke folur në protestën e organizuar para selisë së Kryeministrisë, zoti Basha shtoi si një tjetër “kusht të panegociueshëm” ndëshkimin me burg “të atyre që kanë vjedhur votat”, duke iu referuar përgjimeve të publikuara së fundmi nga gazeta gjermane BILD, në të cilat përfshiheshin eksponentë socialistë në biseda për shitblerje votash apo presionesh për të votuar partinë socialiste në zgjedhjet e parakohshme të viti 2016 në Dibër . “Tani që provat janë në sytë e çdokujt, zotimi i 16 shkurtit qëndron në fuqi. Nuk ka e nuk do ketë negociata me Ramën kryeministër, nuk ka e nuk do ketë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave, asnjë marrëveshje politike pa çliruar votën tuaj e dinjitetin tuaj”, theksoi zoti Basha duke ju drejtuar mbështetësve të grumbulluar në bulevardin kryesor të Tiranës. “Kjo krizë e thellë nuk mbyllet thjesht mbi një marrëveshje bazuar mbi pazare politike. Kjo krizë duhet e do të mbyllet mbi parime dhe sonte dua ta them qartë e prerë se parimi i parë është çuarja para drejtësië e atyre që u vodhën votën shqiptarëve”, deklaroi Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here