Këto pranga që po më tund, e kanë vendin në duart e tua!

0
339

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi në Twitter, se do të hapte një proces gjyqësor ndaj gazetarit të BILD Peter Tiede, i cili ka nisur një seri përgjimesh të dosjeve 339 dhe 184 nga të cilat mësohet se Rilindja ka funksionuar në zgjedhje si një orhanizatë mafioze e cila në bashkëpunim me krimin e organizuar ka blerë dhe tjetërsuar votën e shqiptarëve.

“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar,ku drejtësia nuk bën lojëra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!”, ishte kërcënimi i kryeministrit Rama.

Pas kësaj gazetari tashmë “legjendë” në Shqipëri për shërbimin që po i bën qytetarëve dhe demokracisë së deformuar, ju kundërpërgjigj në Facebook me një shënim të shkurtër;

“Zoti kryeministër, doni të me padisni? Për shkak se i kam bërë dëm madhërisë suaj apo pse? Përgjimet janë reale. Apo keni dyshime tek materiali i prokurorëve tuaj. Në Shqipëri, nuk mund të më padisni, cila Gjykatë punon? Më vjen mirë që e pranoni këtë…”, shkruante Tiede flakë për flakë.

Por kundërpërgjigjja më fortë e gazetarit të BILD ishte botimi i 10 përgjimeve të reja ditën e djeshme, ku Edi Rama në tavolinë me dy kryetar komisionesh në Kuvend dhe dy ministra të rëndësishëm festonte masakrën elektorale të ideuar dhe drejtuar nga ai direkt.

Pikërisht këtë situatë ka pasqyruar mjeshtri i karikaturës politike Bujar Kapexhiu në punën e tij të radhës. Në këtë karikaturë shfaqet Edi Rama që i tregon prangat gazetarit Tiede, por ky i thotë, se ato “janë tamam për duart e tua”, pas gjithë këtyre fakteve skandaloze që kanë dalë nga përgjimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here