Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar daljen e përgjimeve të reja për blerjen e votave në zgjedhjet e parakohshme në Dibër ku përfshihen emra të zyrtarëve dhe madje vetë kryeministrit Edi Rama.
Referuar edhe reagimeve të vetë kreut të qeverisë se do ta hedhë në gjyq në Gjermani, gazetarin e “Bild” Peter Tiede, Manjani shkruan se tashmë do ta vizitojë Berlnin, jo si kryeministër por si palë që ndjehet i shpifur.
Sa më shumë reagon aq më thellë zhytet.
1. Vijon të konfirmojë vërtetësinë e përgjimeve, sepse vijon të merret me sekretin.
2. Megjithatë Arben Keshi u bë shef policie në Bulqizë pasi kreu me sukses masakrën zgjedhore post Shukri. Pra e promovuan…
3. “Do ta bëj prapë” – thotë udhëheqësi. Pikërisht ky është problemi, që Ai e bën prapë të njëjtën masakër zgjedhore.
Do kërcënojë mësuesit, do përdorë policinë, do blejë një votë 5000 lekë, do çojë furgona me “çunat me probleme”….
4. Hedhja në gjyq e BILD është qershia mbi tortë. Do ta provojë tek “drejtësia e vërtetë gjermane”. Hahahahahahahahhahaah…
Ta provojë! Shumë mirë do bëjë! Ta kuptojë se ç’është drejtësia.
Atje për shumë më pak sesa ka bërë ky në vendin e vet, drejtësia të hedh hekurat.Të shkojë iher, ta provojë…
Tashmë do ta vizitojë Berlinin, jo si Kryeministër por si palë që ndjehet i shpifur…
Më tej ish-ministri nxjerr edhe një bilanc pas këtyre zhvillimeve të ethshme në Shqipëri.
Bilanc:
1. Qeveria e gjitha në dorë të Edi Ramës.
2. Parlamenti në dorë të Edi Ramës.
3. Prokuroria dhe drejtësia i shërben Edi Ramës.
4. Media e kontrolluar nga Edi Rama.
5. Votimet të blera nga Edi Rama.
6. Presidenti kërcënohet me shkarkim, sepse kundërshtoi Edi Ramën.
7. Opozita kërcënohet me burg e me polic, se është kundër Edi Ramës.
Edi Rama nuk firmos askund…