Strategjia ‘hëngshin kokat e tyre’ nuk mjafton!!! Duka: Shqipëria një morg i madh…

0
150

Pas ngjarjes së djeshme në qytetin e Fierit ku si pasojë e një sherri mes dy grupeve mbetën të plagosur 5 persona, vjen reagimi i parë nga politika.

Është kryetari i PAA-së, Agron Duka, i cili përmes një postimi në Facebook, e quan Shqipërinë një mor të madh.Ai kujton edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili i pyetur për një vrasje të ndodhur në qytetin e Durrësit, u shpreh prerazi: “Hëngshin kokat e tyre”.

“Shqipëria është kthyer në një morg të madh dhe, me sa duket, strategjia ‘hëngshin kokat e tyre’ nuk mjafton! Shteti nuk bëhet me fasada dhe propagandë, por duke i kthyer seriozitetin dhe dinjitetin institucioneve shtetërore. Dekriminalizimi vërtetoi se mazhoranca aktuale nuk ka forcën morale për të çuar përpara këtë sfidë, prandaj është koha që të largohen!”, shkruan Duka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here