Çmenduria s’ka të sosur në Tiranë! Një situatë e pazakontë…

0
72

Familja Gorenca, e cila ka që prej vitit 86′ që jeton në banesën e saj pranë rrugës Arben Minga në Tiranë, ka një vit që përballet me një situatë të pazakontë, nuk ka shkallë që të hyjë dhe të dalë nga shtëpia. Pronës ku ata kanë ndërtuar banesën e tyre, iu ka dalë ish-pronari dhe ndërsa familja Gorenca ndodhej në Francë, iu kanë shembur shkallët.

Ata kanë treguar sot për gazetaren e Fax News Edona Haklaj se janë përballur me drejtësinë, ndërsa hedhin akuza për korrupsion. Situata është përkeqësuar edhe më shumë për shkak se në Shqipëri janë kthyer dhe dy nipërit e çiftit, të cilët në moshën 4 dhe 2 vjeçare rrezikojnë jetën duke hipur dhe zbritur në banesë përmes shkallëve.

 ‘’Ne kemi qenë në azil në Francë dhe na i kanë prishur shkallët, nuk e di çfarë vendimi gjykate është ky që njerëzit lihen jashtë. Jemi lajmëruar nga fqinjët tanë për prishjen e shkallëve, nuk bënim dot asnjë se nuk mund të largoheshim nga Franca në atë peridhë.

Pala tjetër, ish-pronari i tokës, na kërkonte kthimin e sendeve, e kishte marrë kthimin e pronës që në vitin 1999, po ne nuk na ka njoftuar asnjë njeri. Ku ka ligj në botë që të lihet njeriu jashtë?!

Si vjen ai dhe e prish shtëpinë, pa qenë asnjë nga familja jonë. Ne do të vazhdojmë që të kërkojmë të drejtën tonë të kalimit. Na kanë prishur dhe një dhomë, kanë marrë rrugën e korrupsionit, tani në fund ishim në një seancë gjyqësore, një avokate na tha ‘’hip ti andej nga ke daljen”, ata kanë njohje, ne nuk kemi.

Ka ardhur ekspertja këtu dhe nuk ka hyrë as brenda se ka qenë e gabuar, të dalin të gjykohen vendimet e këtyre, që na rrezikojnë jetën neve. Kemi ardhur nga Franca vitin e kaluar, burrin e kam me shumë diagnoza, hypertension, probleme me zemrën, me sytë, shkuam bëmë denoncim në polici, dhe më thanë se unë e dija që mi kishin prishur shkallët”, u shpreh zonja e familjes Gorenca.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here