Ndalohet pedagogu i gazetarisë, “Gjuetia” për Çapjat në Elbasan…

0
149

Në kuadër të operacionit të policisë në Elbasan, ndaj fisit Çapja, është shoqëruar dhe pedagogu i gazetarisë Zylyftar Bregu, dhe anëtarja e AMA Suela Musta. Bregu dhe Musta dyshohet se kanë favorizuar Çapjan për një kabllor lokal në qytetin e Elbasanit.

Shoqërimet e tyre dyshohet se janë kryer në Tiranë, me urdhër të  prokurorisë së Elbasanit.

Forcat RENEA kanë bllokuar të gjithë hapësirën ku ndodhet resorti në pronësi të familjes Çapja dhe e kanë rrethuar atë që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Derimë tani në kuadër të këtij aksioni janë shoqëruar rreth 50 persona, 9 prej të cilëve u është prerë urdhërarresti. Mes personave të arrestuar është dhe Florenc Çapja, i akuzuar për pengmarrje dhe vrasje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here