Si u katandisëm kështu? Mos iu bini kot në qafë, se ata janë ajka e shoqërisë…(video)

0
117

Po si mor të paudhë, hidhni baltë mbi grupet kriminale? Grupet kriminale i kemi si akullore, si guxoni hidhni baltë ju?
Ça kanë bërë ata? Ja kanë vrarë ndonjërin, e ça pastaj, nga halli e kanë bërë. Po edhe po të kenë vrarë 2, 3 apo 13, nga halli e kanë bërë.
Po edhe po kanë cuar kokainë jashtë, për bukën e kalamajve e kanë çuar. Si do t’i ushqejnë kalamajtë ata? Dikush shet paketa cigaresh, dikush shet drogë, pse s’është njëlloj?
Madje këta të paketave janë më të rrezikshëm, se ndonjëherë s’paguajnë as dritat.
Ndërsa çunat e grupeve janë si shpirt. Paguajnë dritat kokërr më kokërr.

Mos iu bini kot në qafë, se ata janë ajka e shoqërisë. Ja njef ndonjë shitës paketash që të flasi në telefon me Kryeministrin? -Asnjë. Se nuk janë ajkë prandaj..

Pra ju gazetarë legena mos hidhni më baltë mbi grupet kriminale.
Të shpifur, shifarakë, shpifanjosë që do shkoni të gjithë në burg për shpifje! Ta shihni ju se ç’do të thotë Shtet!
________________________
Si u katandisëm kështu? Si e lamë veten në këtë farë derexheje që të zgjedhim e përfaqësohemi nga këta lloj mostrash?

Hajde ta ndryshojmë se është turp që në Shekullin e XXI, kur njerëzimi po bëhet gati të popullojë Marsin, ne zgjedhim për të na drejtuar Gjushët e Avdylët.
Është e dhimbshme. Dhe kjo do vazhdojë nëse nuk ndryshojmë rregullat e lojës. Gjushët do ia dalin gjithmonë të shkojnë në krye, sepse ky sistem ua lejon. Kanë kriminelët, kanë lekët, do marrin votat, do jenë prapë në krye!

Hajde ndryshojmë sistemin!

 

https://www.facebook.com/thurje/videos/2166501420255130/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here