Nuk kupton që ke një përgjegjësi të madhe!!! Po tregohesh kokëtresh, kryeneç…je në kohë…!!!

0
133

Reagim i një qytetari të thjeshtë në rrjetet sociale, që e prezanton veten: antikomunist, nip beu dhe i djathtë i lindur

Nga Ilir Vrenozi 

Çfarë të bësh tani?! Ta them unë me aq sa di, thjesht të flas si shqiptar: emergjente, shiko të shpëtosh shqiptarët nga përplasja!

Të bie barra ty si i pari i vendit që je, po luan gabim, po e çon vendin në përplasje. Po tregohesh kokëtresh, kryeneç e nuk po kupton që ke një përgjegjësi shumë të madhe të mbrosh qytetarët, të mendosh mbi interesat personale.

Je akoma në kohë, të japësh dorëheqje si Kryeministër e të ulesh në tavolinë me opozitën, të flisni për zgjidhjen e krizës si Kryetar i PS.  Ndryshe, koha po ecën kundër teje, duke dalë në pah skandal pas skandali.

Në fakt, në fakt duhet ndryshim sistemi, sepse ky sistem 30-vjeçar është i dështuar, po muhabet tjetër ai, se jeni të dështuar si klasë politike komplet, por…

Por, për momentin jep dorëheqje, ulu njëherë si kryetar i PS, zgjidhni krizën e momentit, diskutoni që të hyni në zgjedhje të barabartë, shpall zgjedhje të parakohshme pas 45 ditësh dhe avash-avash, të zgjidhet ky ngërç i madh që ka kapur këtë vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here