Paralajmërim i fortë nga gazetari: Do ketë “perla” edhe për kryeprokuroren Arta Marku dhe…

0
107

Flamur VEZAJ

Urdheri qesharake dhe prokuroret e perfshire!

Pas Zamir Shtylles ish-drejtorit te hetimit ne Prokurorine e Pergjithshme dhe prokurorit Anton Martini, te cilet njihen si prokuroret qe kane urdheruar/hetuar shume gazetar per nxjerrje/publikim te sekreteve hetimore, ne gare kane hyre edhe prokuroret Vladimir Mara e Dritan Premci! Te dy se bashku, me dakordesin e shefes se tyre Donika Prela qe tashme dihet qe eshte shoqja dhe e besuara e PPP-se, kane firmosur nje shkrese qesharake duke urdheruar mediat si ne kohen e qoftelargut te mos publikojne pergjimet ku permenden emrat e politikaneve!

Ne fakt keta dy ia kane marr doren shkresave e njoftimeve per shtyp, pasi jane po keta qe kohe me pare leshuan nje fletrrufe ne mbrojtje te shefes e se tyre Prela duke perjashtuar ate akoma pa zbardhe CD me pergjimet e dosjes se “Avdulajve”! Keshtu qe mos u habisni per keto letra bakalli se do kete edhe perla te tjera nga keta e prokurore e te tjere te pavarure te sistemit te drejtesise, pasi me reformen ne drejtesi, prokuroret jane kthyer si dikur “kryetaret e komunave” nga te cilet do te degjojme e shohim paqavure te tilla!

#Po ju kthehem dosjes se “Avdulajve” te Shijakut, per arrestimin e te cileve u desh nderhyrja e autoriteteve gjermane se per palen shqiptare kjo dosje ishte varrosur si shume te tjera! Per kujtese hetimin e kesaj dosje e kane referuar autoritetet e “EULEX”-it ne Kosove pas disa pergjimeve te tyre dhe nje material i ardhur nga pala gjermane! Ata kane sjell ne 2016 ne Shqiperi pervec provave edhe qindra CD me pergjime, te cilat i jane dorezuar ish-Prokurorit te Pergjithshem Adriatik Llalla (qe e shkaterroi prokurorine) dhe nga ai tek prokurori Besim Hajdarmataj qe ishte shefi i Prokurorise per Krime te Renda! Ky i fundit ia delegoi dosjen Prokurorit Anton Martini i cili fillon edhe procedimin penale! Te tre keto dispononin dosjet dhe pergjimet!

Me pas Anton Martini, me kerkese te tij, se donte te behej shef i akuzes ne Shkoder, largohet nga Krimet e Renda dhe dosjen ia dorezon shefit Besim Hajdarmataj! Ky i fundit, me urdher nga A.Llalla dhe per shkak te njohjes personale me Vangjush Dakon kryetarin e Bashkise se Durresit, nuk kryen asnje veprim hetimor ne kohe reale edhe kur diskutohej per vota apo trafik droge! Hajdarmataj e mbajti ne zyre deri ne momentin qe ai u degdise ne Pogradec nga PPP-ja dhe shoqja e saj e sukseshme ne sektorin imobilare Donika Prela!

Kete dosje me gjithe pergjimet, kjo e fundit e mbajti ne zyre deri ne momentin qe erdhen autoritetet gjermane qe kerkuan nderhyrjen pasi trafikantet kishin nisur ngritjen e laboratorit te droges ne Has! Aty filluan edhe veprimet e para hetimore te kesaj dosje nga dy prokuroret qe nuk i besojne njeri-tjetrit Vladimir Mara dhe Dritan Premci! Bashke me keto u angazhuan edhe tre hetues per veprime tjera proceduriale, mes tyre zbardhjen e CD-ve me bisedat e pergjuara!

Te gjithe keta A.Llalla, B.Hajdarmata, A.Martini, D.Prela, V.Mara, D.Premci e tre oficeret nen komanden e PPP-se Marku kane pas kopje dhe kane dijeni per dosjen e pergjimeve! Keshtu qe te zellshmit e shqetesuar per sekretin hetimor te kerkojne te keta persona pergjegjesine qofte edhe penale dhe jo te urdherohen mediat te mos publikojne bisedat e disa krimineleve me zyrtaret ne pushtet! Se qellimi i shkreses eshte qe te mos publikohen pergjimet e tjera qe implikojne politiken ne vecanti Rilindjen ne pushtet qe eshte kapur nga grupet kriminale te cilat kane siguruar vota ne disa qytetet si Durresi, Lezha, Elbasani, Kukesi e Shkodra per zgjedhjet parlamentare e lokale ne vend!
#Vec ketyre, si ka mundesi qe keta dy prokurore qe jane edhe kandidate per SPAK dhe disa kolege te tyre si Martini kerkojne hetime ndaj gazetareve sa here qe keta te fundit publikojne te dhena ku jane te perfshire politikane!? Pse vetem kur dalin emrat e politikaneve ne dosjet (qe ata i arkivojne) kerkojne hetime per gazetaret apo mbylljen e gojes?!

Po per rastet e tjera pse nuk reagojne keta te zellshmit e drejtesise!? Une pergjigjien nuk do ta marr, por me lind e drejta te mendoje se kjo rrace e prokuroreve pa shtylle kurrizore urdherohet nga politika, qe pervec se mos ti hetojne edhe ti ruajne dosjet e pergjimet mos ti dalin ne media! Kjo per shkak se keta e prokurore e te tjere si keta vazhdojne te kene frike nga politika pasi i pret çekiçi i “Vetingut” te ngritur (me shumice) po me anetare politike e jo profesional!
#Ne_pritje_te_publikimeve_tjera_nga_BILD#
#Do_mesojme_edhe_shprehje_tjera_dashurie#

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here