Informacion vetëm për të interesuarit! 

0
89

NGA Artan Fuga
Shpesh herë studentë dhe prindër më pyesin këtu se çfarë u këshilloj për të ndjekur studimet master. Kur e di përgjigjen, iu them. Por, jo rrallë edhe ngre supet!
Sot :
Unë e rekomandoj shumë fort një profil studimesh në master profesional dyvjeçar në shkenca humane dhe sociale që Universiteti POLIS propozon për të gjithë të diplomuarit në bachelor. Pavarësisht se në cilin universitet i kanë kryer studimet bachelor, pavarësisht në çfarë profili e kanë diplomën e tyre. Sa mirë që janë të mirëpritur djem e vajza të diplomuar edhe në shkencat sociale, humane, por edhe në ekonomi, në shkenca teknike, natyrore, informatikë, etj. Sa mirë që nuk mësohen disiplina abstrakte por fokusohet te problemet dhe objektet që njeriu menaxhon! Më në fund! Ky është kuptimi i studimeve master profesional. Hapja, disi e vonuar megjithatë, e universiteti POLIS drejt diplomave në shkencat sociale e humane, ndërdisiplinare, me synim për të dhënë diploma që mundësojnë integrimin profesional të të diplomuarve në tregun e punës, koinçidon me të gjitha aspiratat e mia për një shkollë shqiptare efikase, me diploma me vlerë në treg dhe që tejkalon klasicizimit dogmatik nga i cili vuan sistemi arsimor universitar në Shqipëri. Ky sistem ja ka sjellë në majë të hundës rinisë shqiptare dhe duhet ndryshuar rrënjësisht! Unë jam i lumtur që kam qenë në bashkëpunim me kolegë të tjerë shumë të nderuar në origjinat e konceptimit të këtij profili studimesh dhe që do të jem i angazhuar në mësimdhënie në të. Interesi im shkencor më motivon fort ta ndjek ecurinë e tij sepse ai premton shumë për të dhënë njohuri dhe aftësi praktike në fusha formimi universitar që ende nuk njihen në sistemin arsimor në Shqipëri sikurse janë inxhinjeria sociale, sociologjia e sjelljes numerike e aktorëve shoqërorë, analiza e biga datave në administrimin e procesve sociale në smart city, design thinking, etj. Unë e konsideroj këtë risi që propozohet si nivel studimesh në master pedagogjik si një revolucion në fushën e diplomimit në shkencat sociale dhe humane, dhe si një horizont që diplomat në shkencat sociale të kenë efikasitet në tregun e punës në profesionet e shekullit të XXI. Jam i nderuar që m’u besua të përzgjedh edhe pedagogët e talentuar që do të angazhohen atje. I propozoj Universitetit POLIS që të ndërmarri ditë takimesh midis pedagogëve dhe kandidatëve për studentë për t’u rregjistruar në këtë profil studimesh master. Kjo do të bënte që informacioni për këta të fundit të jetë i nuancuar, i detajuar, i qartë dhe objektiv. Secili pastaj të marri përgjegjësitë e veta. Unë do t’a kisha shumë kënaqësi të isha edhe vetë në këto takime me studentët e ardhshëm, duke nisur qysh në javët e stinês së verës, mjafton që ato të njoftohen së paku njëjavë përpara dhe në orare të përshtatshme për ngarkesën time. I uroj suksese këtij profili master që e e kam shumë për zemër! Prof. Artan Fuga

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here