Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 58-vjeçari në Korçë

0
189

Një 58-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia në rrugën Bilisht-Pogradec, pasi me furgonin e tij po transportonte 26 emigrantë të paligjshëm.

Policia thotë se, Vullnet Koçi, po transportonte klandestinët në vendet e Bashkimit Evropian kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon me të cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm dhe 2 celularë.

“Në aksin rrugor “Bilisht-Pogradec”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. K. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u konstatuan 26 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga ky shtetas kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së”, thotë policia.

Njoftimi i policisë

Operacioni i finalizuar pas hetimeve 2-mujore, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit. 

U kap duke transportuar me automjet (furgon) kundrejt pagesës, 26 emigrantë, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari.

Sekuestrohet furgoni me të cilin po transportoheshin këta shtetas dhe 2 aparate celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, pas hetimeve 2-mujore të kryera për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së,  finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 23”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi V. K., 58 vjeç, banues në Durrës.

Në aksin rrugor “Bilisht-Pogradec”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. K. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u konstatuan 26 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga ky shtetas kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon me të cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm dhe 2 celularë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here