Sherri degjeneron në të shtëna me armë zjarri…

0
116

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në kulmin e një sherri mes dy personave në Bulqizë mbrëmjen e djeshme. Nga të shtënat, nuk ka pasur të lënduar.

Burime zyrtare nga policia njoftuan këtë të martë se është shpallur në kërkim autori personi që shkrepi këmbëzën e armës.

“Policia e Bulqizës ka  shpallur në kërkim policor shtetasin A.T, 28 vjeç, pasi  dyshohet se mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës,  pas një konflikti të çastit për motive të dobëta dyshohet se  ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit M.Xh. Nga e shtëna me armë nuk ka patur njeri të lënduar. Vijon puna për kapjen e tij, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here