Rama ka vendosur që ta shfrytëzojë muajin qershor!!! ‘Kyç’ parlamentin: Partia në këmbë për tu dukur, sikur bën fushatë…

0
113

Edhe pse bëhet fjalë për një fushatë zgjedhore të paprecedentë në një vend pluralist, ku partia në pushtet do të garojë me vetveten, duket se Edi Rama ka vendosur që ta shfrytëzojë muajin qershor për të krijuar perceptimin, se në vend çdo gjë shko normalisht si në çdo vend demokratik.

Për këtë arsye ai ka urdhëruar të gjithë deputetët, që të bëjnë sikur janë të angazhuar nëpër të gjitha bashkitë, duke bërë fushatë për zgjedhje ku do të votojnë vetëm militantët e tyre dhe do të ketë kryetar bashkish të paracaktuar.

Për këtë arsye në kuadër të këtij teatri, do ti vihet kyçi edhe Kuvendit dhe parlamentit formal, gjatë muaji qershor.

Sipas kalendarit të përcaktuar nga mazhoranca, gjatë këtij muaji do të ketë vetëm 2 seanca plenare.

Të dyja këto seanca do të zhvillohen në datën 13 dhe në datën 20 qershor.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Kuvend.

Mësohet se u është dhënë porosi deputetëve që komisionet që kanë detyra për të realizuar, duhet t’i mbyllin të gjitha brenda kësaj jave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here