Bonusi i strehimit/ Kategoritë e personave dhe familjeve që do të përfitojnë

0
154

 

Sipas vendimit përfitojnë bashkime  të cilat nuk kanë banesa sociale në pronë të tyre si edhe nuk kanë fonde për bonus strehimi

Në një intervistë për gazetën “Standard” Drejtorja  e Shërbimeve Urbane dhe Strehimit  Aida Seseri thekson se nga vendimi i datës 22.a6.2016 janë disa kategori që përfitojnë nga bonusi i strehimit nga buxheti I shtetit, duke u mbuluar me 50% të shpenzimeve

Si po ecin programet sociale të strehimit?

Programet e strehimit janë funksion dhe përgjegjësi kryesisht  e pushtetit vendor.

Ministria që mbulon çështje e strehimit kontribuon me  politika si edhe me mbështetje financiare bashkitë.

Strategjia e strehimit social është dokumenti i parë politik që ju vjen ne ndihmë njësive vendore, pasi për të parë skanohet situata e strehimit  në vend dhe hartohen  plane veprime për të ardhmen.

Në këtë  kuadër mendoj që një pjesë e bashkive kanë qenë  larg të kuptuarit  të përgjegjsisë  që kanë mbi  mbështetjen e kategorive  që kanë nevojë për strehim,disa prej tyre nuk kanë gjetur asnjë database  pas  zbatimit të  referomës teritoriale dhe disa të tjerë nuk kanë planifikuar asnjëhere fonde për strehimin social.

Konsultimi i gjerë që Ministria e Zhvillimit Urban në lidhje me strategjinë e strehimit, e cili u miratua disa javë  më  parë, qartësoi shumë problematika  të  mbartura prej vitesh për këtë sektor .

A keni hasur vështirësi në implementimin e tyre?

Pragramet e strehimit këtë vit do të ndihmohen financiarisht  nga Ministria e Zhvillimit Urban e cila do të  mbeshtesi qytetarët më  në  nevojë me bonusin e strehimit, që do të thotë  që do të  financojmë  qeranë  në treg të  lirë  të  familjeve në  nevojë, deri në  masën 50% dhe diferencën tjetër duhet ta paguajë bashkia.

Po në rast se qeverisjet vendore nuk kanë të miratuara fonde nga buxhetet e tyre si do përfitojnë nga bonusi ì strehimit?

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministave nr 1093 date 22.06.2016, pjesë  e këtij bashkefinancimi duhet të  jetë edhe bashkia që ka evidentuar/regjistuar qytetarë  që  kanë  nevojë  për strehim në tregun e lirë.  Bazuar në këtë vendim, çdo bashki duhet të  planifikojë  fonde dhe në  bashkëpunim me qeverinë qëndrore mund të financojnë.Nga kërkesat e mbledhura këtë vit, ato pak bashki që aplikuan për bonus strehimi  pranuan zyrtarisht se nuk kishin planifikuar fonde nga ana e tyre për bonusin e strehimit. Në  këto kushte ne vendosem një  dispozite tranzitore që  vetëm për këtë vite( 2016) do të vinim në zbatim mundësinë që  qeveria të  kontibuojë  pa bashkinë  por duke e ndarë  këtë qera me qytetarin. Kjo VKM sapo u miratua me nr 466 date 22.06.2016.

 

Cilat janë bashkitë që tashmë këto programe i kanë vënë në zbatim?

Këtë  ditë   do të fillojë  puna për shpërndarjen e bonusit  pasi bashkitë kanë dorezuar sipas regullave kërkesat e tyre me vendime të  këshillit bashkiak: Pogradeci, Korça, Malsia e Madhe etj.

Cilat janë përparësitë dhe kriteret për dhënien e bonusit të strehimit për bashkitë?

Përparësi kanë kategoritë të cilët janë të përacaktuar në ligj:

Jetimët, familjet e policeve të vrarë në detyrë, personat me aftësi të kufizuar, komuniteti Rom dhe Egjipitain etj .Vetëm pasi plotësohen këto kategori mund të kalohet në individë  të tjerë.

Në çdo rast gjykohet sipas një formule ku llogariten të ardhurat për çdo familje.

Si do tu shpërndahet  qeverisjeve vendore bonusi i strehimit nga buxheti i shtetit?

Ministria ka ngritur një grup pune, me urdhër ministri , për të  vlerësuar saktësinë dhe vlefshmërinë e propozimve të  bëra nga bashkitë kërkuse dhe çdo bashki do të  ketë një numër të caktuar kuotash në varësi me numrin e popullisë dhe numrit e të pastrehëve.

Cilat janë kërkesat që duhet të paraqesin bashkitë  për të  përfituar nga bonusi i strehimit?

Bashkia kërkon qytetareve aplikues: vërtetimet e të ardhurave, dokumente të pronësisë si dhe vërtetim nëse zotëron apo jo aktivitet privat, si edhe dokumente identifikimi.

Data 30 shtatore është afati i fundit për kërkesa, mbi kritere do të bëhet zgjedhja e bashkive që  përfitojnë?

Kriteret janë të  përckatuara në VKM 1093 “ Mbi” Miratimin e procedurave e të kritereve dhe përparesive për dhënien e bonusin e strehimit”.

Sipas kësaj vkm përfitojnë bashki të cilat nuk kanë banesa sociale në pronë të tyre si edhe nuk kanë fonde për bonus duke argumentuar këtë.

Po qytetarët që  përfitojnë strehim social mbi ç’kritere përzgjidhen?

Perzgjedhjet behën sipas kategorive prioritare referuar ligjit( dhe kritereve që vendos vetë bashkia) me vendim te këshillave bashkiake. Në  çdo rast mbetet kriter i rendesishem vlersimi i të ardhurave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here