Digjet furgoni në Korçë!!! Çfarë ndodhi??

0
160

Një furgon mallrash është djegur në lagjen 4 në qytetin e Korçës, në një ngjarje që sipas të dhënave të para duket e qëllimshme

Ngjarja është shënuar gjatë natës, (8 nentor) para banesës së pronarit të mjetit me targa AA 729 BL.

Leontiv Prethi, thotë se furgoni përdorej nga dhëndri i tij për të mbajtur familjen, ndërsa përforcon dyshimet për një akt të qëllimshëm, pasi rreth dy muaj më parë mjetin e vodhën.

“Eshtë e dyta herë që po ndodh. Para dy muajsh u vodh makina, dhe ende zbardhja nuk është bërë. Kjo është  e qëlimshme” thotë Prethi

Familja Prethi thotë se nuk ka konflikte me asnjë, ndaj bën thirrje për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorit para drejtësisë.

Dyshohet se mjeti është lyer me naftë dhe më pas i është vënë flaka. Policia lokale tha se po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here