102-vjetori i flamurit/ Bashkia e Tiranës rikthen bustin e Jeronim de Radës në kryeqytet 

0
154

Basha: Do të tejkalojmë çdo pengesë dhe çdo bllokim që dëmton interesat e qytetarëve

 Kryebashkiaku: Propozim Këshillit Bashkiak për shpalljen e Ditës së Falënderimit për komunitetin autokton tiranas. 

 Bashkia e Tiranës rikthen bustin e Jeronim de Radës në kryeqytet Bashkia e Tiranës ka përkujtuar ngritjen e flamurit në Tiranë përmes një ceremonie organizuar në vendin ku u ngrit flamuri 102 vjet më parë. Ngritja simbolike e flamurit ka hapur këtë ceremoni në të cilën morën pjesë personalitete të shquara të qytetit të Tiranës, përfaqësues të familjeve firmëtare të ngritjes së flamurit dhe shpalljes së pavarësisë, drejtues të pushtetit vendor, Prefekturës, të Qarkut të Tiranës, deputetë etj. Kryebashkiaku Lulzim Basha duke u përulur me nderim dhe mirënjohje para firmëtarëve të pavarësisë dhe atyre që ngritën flamurin në Tiranë shprehu bindjen se duke bashkuar energjinë pozitive të shpirtit të Tiranës dhe Shqipërisë do të mundësohet tejkalimi i çdo pengese dhe do të ecë përpara projekti i Shqipërisë moderne, Shqipërisë evropiane. “Duke bashkuar energjinë pozitive të shpirtit të Tiranës, shpirtit të tiranasve do të dimë të tejkalojmë çdo pengesë, çdo bllokadë, çdo bllokim, çdo vullnet të mbrapshtë, për të çuar përpara ëndrrën e shpallësve të pavarësisë në Tiranë, Vlorë e gjithë Shqipërinë, një Shqipëri moderne, një Shqipëri evropiane, një Shqipëri të zhvilluar, ku shqiptarët të kenë mundësi dhe shanse të barabarta për të ndërtuar një jetë më të mirë. Frymëzimi që marrim nga kjo ngjarje duhet të na shërbejë për të mbledhur forcat tona, për të besuar tek e mira, për t’i thënë ndal së keqes kudo që e gjejmë, brenda vetes sonë, tek njëri-tjetri, tek kundërshtari politik. Ky frymëzim do të na shërbejë për tu bashkuar të gjithë rreth idealit të Shqipërisë evropiane, për ta nxjerrë nga mjerimi ekonomik, nga varfëria, nga papunësia, nga padrejtësia, edhe nga dogma e demagogjia. Ky është dhe do të do jetë përjetë ideali flakadan i Tiranës dhe i patriotëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”, – u shpreh kryebashkiaku Basha.

 

Rrugët

Kreu i Bashkisë bëri gjithashtu të ditur se në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak do t’i propozojë shpalljen e Ditës së Falënderimit për komunitetin autokton tiranas dhe ngritjen e një komisioni, i cili do të përcaktojë vendosjen e emrave të personaliteteve dhe familjeve të njohura tiranase disa rrugëve dhe shesheve në kryeqytet. “Kam nderin t’ju njoftoj se do t’i propozoj Këshillit Bashkiak në mbledhjen e ardhshme miratimin e Ditës së Falënderimeve për komunitetin autokton tiranas, për këta njerëz të dyerve më të mëdha edhe se vetë Porta e Lartë, jo për nga dimensioni por për nga bujaria dhe fisnikëria që bënë të mundur pritjen dhe kthimin e këtij qyteti në kryeqytet edhe para dizajnimit si të tillë nga Kongresi i Lushnjës, përmes fisnikërisë, dhembshurisë, largpamësisë që treguan tek pritën bashkatdhetarët e tyre të përndjekur, nga çdo cep, nga të katër anët e vendit nga shovinistët, nga fqinjët me synime grabitqare ndaj trojeve shqiptare. Po kështu, nismën për krijimin e komisionit për emërtimin e rrugëve të Tiranës, me qëllim që këta patriotë dhe dhjetëra e qindra patriotë të tjerë të Tiranës të kenë vendin, kumtesën, nderimin që meritojnë në rrugët e Tiranës, në sheshet e Tiranës, në jetë të jetëve, në kujtimin tonë dhe brezave që do të vijnë”, – përmendi Kryetari i Bashkisë.

 

Busti i Jeronim de Radës

Gjithashtu dje Bashkia e Tiranës në një ceremoni të veçantë ka rikthyer ne kryeqytet bustin e Jeronim de Radës. Busti, vepra e shkëlqyer e Artistit të Popullit Odise Paskali, është lënë për vite në harresë. Dje, Bashkia e Tiranës e ka rivendosur në një shesh dinjitoz, ashtu siç e meriton qoftë personaliteti i De Radës, qoftë edhe vepra e shkëlqyer e Odise Paskalit. Studiuesi i njohur Ndriçim Kulla theksoi se Jeronim de Rada konsiderohet si rilindësi i parë ose si themelues i Rilindjes sonë evropiane. Ndriçim Kulla i ka bërë thirrje shtetit për një vëmendje më të madhe ndaj kulturës dhe personaliteteve të shquara të letrave shqipe.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency