Siç ju ka hije, kllounët bëhen të gjithë bashkë për të gënjyer…!!!

0
171

Partia Socialiste ka bërë gjëtjen më të mirë të mundshme për të filluar një fushatë elektorale pa konkurentë. Për të nisur në ditën e festës së fëmjëve ‘garën” pa konkurentë ajo kishte ftuar në skenën e Parkut Olimpik në Tiranë personazhet më të famshme të Portokallisë.

Dhe ata nuk kanë munguar të bëjnë spektaklin e tyre. I pari Gaz Paja që nën shembullin e modelit të tij Erion Veliaj del në punë edhe ditën e dasmës (Paja martohet sot me një punonjëse të Bashkisë, Ira Seferi) tha se këtë djem dhe vajza do të bëjnë historinë ndaj ai do ti bashkohet historisë së tyre. Të njëjtin refren si humoristi i njohur ka përsëritur edhe kryerilindasi që deklaroi përpara turmës ndryshe nga sa thonë ai nuk është as mmaterialist as kriminel, por një njeri që është futur në sfidë më historinë.

Kulmi i spektaklit arriti kur fjalën e mori këngëtarja, Eneida Tarifa, ish prezantuesja yll e Portokallisë e cila shprehu keqardhjen e saj që asnjë nënë e dytë shqiptare nuk ka qenë e aftë të pjellë një gjeni të përmasave të Erion Veliajt. Në fakt Tarifa ka të drejtë sepse të rralla janë ato gra që i shkollojnë fëmijët e tyre përtej kontinentit duke shitur fiq dhe kursejnë gjithë jetën për të mblidhur para për martesën e tyre.

“ Nëse do kishte bërë nëna nja 3 si Erion Veliaj, nuk e di ku do ishim këtë 4-vjeçar” tha në enfazë e sipër Tarifa. Ajo u mbështet edhe nga kolegja e saj Anxhjela Peristeri që deklaroi votën e saj pro Lali Erit, i cili për hir të së vërtetës nuk është se ka këtë herë shumë nevojë për vota.

Në këtë frymë estrade edhe kandidati për të pasur vetveten në Bashkinë e Tiranës kishte përgatitur një skeç të veçantë. Ai i shuroi shefit të vet kryeministër një bluzë me slloganin “Rama ik përpara” (shiko foton)  të cilën e shoqëroi me këtë tekst: “Para sesa Edi të fillojë nuk do të thotë që ne duke qenë se jemi shumica nuk i dëgjojmë të tjetër dhe gjithë ata të tjerët thonë non stop, s’kanë asnjë ide, asnjë vizion, asnjë plan, thonë vetëm Rama ik, Rama ik. Dhe si provë e faktit që i kemi dëgjuar ata unë jam i bindur që ca herë jemi dakord, ne themi që po, Rama duhet të iki përpara, të iki drejt, të iki fort, fuqishëm për të drejtuar Shqipërinë”.

Tubimi u mbyll ashtu siç i ka hije një gare pa rivalë me entuziazën dhe nota humori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here