Pas ndarjes nga jeta të Muhamet Likës, Agron Llakaj ka disa fjalë për të: “Të gjithë shqiptarët humbën një humorist të rrallë”

0
104

E djeshmja ishte një ditë zie për artin dhe humorin shqiptar, pasi një prej pjestarëve të grupit të famshëm të “Parodistëve të Vlorës” u nda në mënyrë të papritur nga jeta. Muhamet Lika, si pasojë e problemeve që kishte me zemrën i ishtë nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale në Itali por fatkeqësisht, nuk arriti ti mbijetojë një ataku kardiak që pësoi.

Sigurisht që ikja e tij para kohe në moshën 64 vjeçare hidhëroi publikun shqiptar, që për shumë vite kanë qeshur dhe janë argëtuar me batutat e parodistëve. Ndarja e tij nga jeta ka trondiur dhe kolegët humoristë, ndër to dhe Agron Llakajn, i cili me anë të një postimi në Instagram i ka dedikuar këto fjalë Metit: “Sot është një ditë e rëndë, e hidhur helm dhe e trishtuar. Lajmi që ti Meti i dashur u ndave nga ne, jo thjesht më bëri të mos i mbaj lotët, por humbja është e madhe, jo thjesht fizike për ty Meti i dashur, por për humorin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët që humbëm një humorist të rrallë, familja njeriun e dashur dhe Vlora një nga legjionarët e humorit shqiptar. ‘Ata janë katër… Mosketieri i pare na la’. Lamtumirë Meti i dashur… ”

Fjalët e ndjera ai ja ka bashkangjitur kësaj video-je, ku shihet Agroni duke performaur në programin e  tij, së bashku me “Parodistët e Vlorës”:

Nga ana tjetër, Llakaj ka bërë dhe një prenoncim për “Panorma”, ku tha se ishte i tronditur nga reagimi i mediave në lidhje me humbjen e parakohshme të Muhamet Likës: “Nuk mendoja kurrsesi se do të vinte një ditë të flisja për Metin në këto rrethana. Jeta e tillë është por përtej të gjithave u trondita edhe nga reagimi i ekraneve. Unë mendoja se vdekja e tij është më shumë ngjarje se takimi i Bashës në Kurbin dhe i Ramës në ndonjë prezantim kandidati. Këtë e quaj mungesë respekti dhe s’di ç’emër t’i vendos. Meti ishte dhe do mbetet etalon në llojin e vet dhe i papërsëritshëm”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here