“Shqipëria nuk mund të jetë peng”, Gjosha: Mos shpenzoni me deklarata të blera, lexoni Bundestagun

0
78

“Problemet me të cilat ndeshet vendi ynë nuk zgjidhen me lobim, as me deklarata të blera në mbeshtetje të qeverisë, por me rezultate konkrete, të prekshme”. Kështu shkruan ish-ministrja e integrimit Klajda Gjosha në një postim në rrjetet sociale.

Statusi:

Kam ndjekur me vëmendje dhe me shumë shqetësim deklaratën zyrtare të CDU/CSU Gjermane mbi raportin për Shqipërinë, që u publikua ditën e djeshme nga Komisioni Europian.

Deklaratë në fakt që përshkruan me hollësi çështje konkrete me të cilat ndeshet Shqipëria dhe që Bundestagu Gjerman i ka ngritur me zë të lartë që në vitin 2017, nëpërmjet Kryetarit të Komisionit për Çështjet Europiane Z. Gunther Krichbaum!

Procesi i Integrimit Europian është kompleks, si në kushte ashtu edhe në procedura vendimarrëse. Për një kohë shumë të gjatë, jam munduar të ndërgjegjësoj qeverinë dhe parlamentin shqiptar, që problemet me të cilat ndeshet vendi ynë nuk zgjidhen me lobim, as me deklarata të blera në mbēshtetje të qeverisë, por me rezultate konkrete, të prekshme. Zgjidhen me partneritete serioze dhe të përgjegjshme mes institucioneve, mes një dipllomacie aktive, mes kapaciteteve njerëzore që kanë aftësinë të përballen me sfidat e integrimit.

Nëse institucionet tona do të kishin zbërthyer me kujdes rekomandimet e Këshillit duke nisur nga Dhjetori i vitit 2016 dhe kryesisht ato të Qershorit 2018, sot Shqipëria do të kishte çelur negociatat! Mosfunksionimi i institucioneve, kthimi në kusht i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, shteti ligjor me një reformë të pakapur, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë, lufta kundër krimit e korrupsionit. Ishin pikērisht këto çështjet me të cilat duhej të punonte kryeministri dhe qeveria. Fatkeqësisht arroganca ishte aq e madhe sa me një frymë injoruan të gjitha kushtet dhe deklaruan celjen imagjinare të negociatave, që edhe sot që flasim duken më larg se kurrë.

Jepini fund këtij teatri të shëmtuar dhe të nisë menjëherë bashkëpunimi me Bundestagun Gjerman dhe të gjitha vendet anëtare, të cilët janë vendimarrësit e vërtetë të rrugëtimit europian të Shqipërisë!

Shqipëria nuk mund të jetë peng i lobimit për interesa të ngushta të një grupi individësh që po shpërdorojnë besimin e qytetarëve për të qeverisur!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here