Rrjetet sociale shpërthejnë me pamje ironike të Sorecas!!! Na iku një Vllahutin e na erdhi Soreca-Romana!

0
98

Qëndrimi që po mban ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, në lidhje me krizën politike e cila ka përfshirë Shqipërinë është bërë shkak që në rrjetet sociale të shpërthejnë fotomontazhet me pamje ironike për Luigi Soreca.

Para tij ishte Romana Vllahutin e cila ishte hapur, po krejt hapur, pro Edi Ramës dhe PS, aqsa pati hamendje dyshuese që shkonin përtej fantazisë mashkullore.

Së fundmi deklaratat dhe pozicionimi i Soreca, qartazi në anën e qeverisë, që nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës politike në vend, e bëjnë ambasadorin e Bashkimit Europian të duket sikur është anëtar i Partisë Socialiste dhe jo përfaqësuesi më i lartë i BE-së në Shqipëri.

Në një fotomontazh të publikuar në rrjetet sociale nga Genc Sejko, ambasadori Soreca duket i veshur me bluzën e fushatës së Partisë Socialiste, tamam si të ishte anëtar i saj.

Dhe komentet që vlojnë për të: Na iku një Vllahutin e na erdhi Soreca-Romana!

Natyrisht si redaksi online nuk kemi këtë mendim, por për hir të lajmit e futëm këtë fotomontazh që po bën namin në rrjetet sociale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here