Ish-kryetari i PS-së akuza të forta: S’kam ç’ti jap më Ramës, veç shpirti më ka ngelur, do kërkoj azil

0
124

Ish-kryetari i Partisë Socialiste në Devoll, Artur Kaçani ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një prononcimi për Fax News, Kaçani tha se pas ardhjes në pushtet të PS ka përfunduar në mes të rrugës, ndërsa e shoqja është transferuar në një fshat të largët.

“Mora kredi për të blerë një fugon dhe nuk më lanë të punoja. Ndërsa bashkëshorten ma transferuan mësuese në një fshat të largët. Pas ardhjes në pushtet të PS përfundova mes 4 rrugëve. Do t’i drejtohem ambasadave dhe do të kërkoj azil. S’di më çfarë t’i jap më Edi Ramës. Vetëm shpirti më ka ngelur.”-tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here