“Hajdutët e PS-së”, shpërthen Basha: Rama, Dako, Gjiknuri vodhën votat

0
98

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvillaur sot një takim në Fier ku është pritur nga qindra qytetarë. Ata i kanë “bllokuar” rrugën që në hyrje të qytetit dhe bënin thirrje “Nuk ka zgjedhje pa PD-në”.

E pa e gjithë bota fuqinë tonë të bashkimit, fuqinë tonë të papërballueshme, radhët e protestës popullore po shtohen nga dita në ditë, e gjithë Shipëria ka përqafuar kauzën tonë të drejtë, ne nuk luftojmë për një karrike, por luftojmë për Shqipërinë”, tha Basha.

Më tej Basha komentoi dhe vendimin e sotëm të Komisionit Evropian, i cili kishte një raport pozitiv për Shqipërinë.

Ne luftojmë që ti japim fund tranzicionit dhe t’i hapim rrugën e Shqipërisë Evropiane. Miqtë e mi ditën e sotme për herën e tretë radhazi rekomandoi hapjen e negociatave. Ne kemi luftuar çdo ditë për hapjen e negociatava, pasi do të thotë se do të ketë më shumë kontrolle për qeveritë. Ka tre vite që hapja e negociatave ësthë refuzuar. Ato kanë raportet e tuyre individuale dhe kanë vendosur kundër.

Rama duhet tu kishte kërkuar ndejsë shqiptarëve për gënjeshtrën e një viti më parë. E mbani mend që një vit më parë hapi shampanjën për festuar hapjen e negociatave. Le t’ia kujtojmë Ramës këtë se shampanja blihet me lekët e shqiptarëve dhe festat dhe orgjirat e tyre bëhen me lekët e tyre. Sot negociatat nuk janë hapur pasi kushtet ende nuk janë plotësuar. Ja kanë bërë të qartë të gjithëve, si ata që janë në BE dhe ata që nuk janë, ja kanë bërë të qartë dhe qeverisë. Ma kanë bërë dhe mua të ditur se Këshilli i Evropës në qershor do të marrë negativ për Sqhipërinë, dhe kjo ka një fajtor qeverinë kriminale. Rama ka frikë hapjen e negociatave, pasi të parët që shkojnë në burg janë politikanët që abuzojnë me pushtetin. Rama  po bën gjithçka që të shtyjë hapjen e negociatave.”, u shpreh më tej numri një i PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here