Çfarë po ndodh? VIDEO/ Fillon shembja e shtëpive në Tiranë, pa i lajmëruar

0
225

Një ngjarje e paprecedentë po ndodhh në këto moment në Tiranë në zonën e njohur si “Selvia” ku po shemben disa shtëpi dhe biznese.

Gazetarja e Fax News Edona Haklaj raporton nga vendngjarja se janë shembur dy dyqane dhe një shtëpi ndaj të cilave disponojnë dokumente që vërtetojnë se janë të ligjshme të pajisura me hipotekë pasi janë godina dhe banesa të vjetra.

Mësohet se po vijon shembja e dy dyqaneve si dhe një banese ku pronarët e tyre deklarojnë se nuk ka pasur asnjë njoftim, ku punonjësit e bashkisësi sipas tyre kanë ardhur dhe kanë zabtuar pronat e tyre duke larguar në drejtim të paditur edhe materialet që ndodheshin brenda.

Pronarët deklaruan gjithashtu se iu kanë treguar dokumentat e pronësisë por ata nuk i kanë përfillur dhe nga ana e tyre gjithashtu nuk kanë treguar asnjë shkresë ligjore që shpjegon këtë vendim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here