‘Nuk e bëri tërmeti, por e bëri pushteti’

0
93

U përfol shumë se ishte një godinë e amortizuar që nuk ofronte asnjë siguri, por kur dy tërmete të fuqishme tronditën vendin, godina e Teatrit Kombëtar ishte ndër të paktat që nuk pësoi asnjë dëmtim, ndryshe nga godinat e reja në kryeqytet që pësuan dëme të konsiderueshme.

Sot, pak orë kur godina u shemb dhe revolta qytetare vijon të jetë e lartë, disa prej tyre kanë dalë në bulevardin kryesor të Tiranës me disa parrulla shumë domethënëse.

“Jetojmë për lirinë”, “S’e bëri tërmeti e bëri pushteti”, lexohet në disa prej tyre.

Ndërkohë protestuesve u është bashkuar edhe aktori Neritan Liçaj, i liruar nga komisariati numër 4, i cili u shoqërua nga policia bashkë me artistë, protestues dhe përfaqësues të opozitës pak orë më parë.

Godina e tërmetit u prish sot pas mesnate, rreth orës 04:00, ku rreth 1 mijë policë ushtruan dhunë barbare mbi artistët dhe qytetarët që qëndronin në mbrojtje të kauzës së tyre.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here