Dolën në protestë, drejtoria e Rrugëve bllokoi rrugën me blloqe betoni/ Banorët e Durrësit: Do të përshkallëzojmë protestën…

0
98

Banorët e lagjes 13 në Durrës, kryesisht të lagjes së njohur “Arapaj”, dolën në protestë për të kërkuar zhbllokimim e rrugës në segmentin “Ura e Shkozetit-Plepa”.

Pak muaj më parë, semafori që shërbente që banorët të kalonin nga njëri krah i rrugës në tjetrin u prish dhe për të evituar aksidentet, Drejtoria e Rrugëve vendosi disa blloqe betoni duke e bllokuar kalimin e këmbësorëve. Në këto kushte, banorët por edhe drejtuesit e automjeteve duhet të udhëtojnë rreth një km për të kaluar në krahun tjetër të rrugës.

Por teksa drejtuesit e automjeteve të detyruar ashtu veprojnë, ndërsa këmbësorët rrezikojnë jetën duke kaluar me shpejtësi rrugën.

Banorët kërcënojnë me përshkallëzim protestash nëse propozimet e tyre nuk meren parasysh nga Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here