Fytyra e pazarxhi-opozitës!

0
140

Nëse ka një mëkat që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk do mund ta shlyejnë kurrë në karrierën e tyre politike është padyshim braktisja e parlamentit dhe lënia e vendit të opozitës në dorën e disa individëve që më së paku do t’i quanim fare të papërshtatshëm për këtë detyrë. E nisën me pazare dhe e mbyllën sot po me pazare. Një pjesë e mirë e tyre, që as nuk e kishin menduar ndonjëherë në jetën e tyre që të ishin pjesë e Kuvendit, pasi ishin në fund të listave të opozitës në zgjedhjet e 2017-ës, u bënë pjesë e tempullit të ligjit, përmes pazareve të drejtuara personalisht nga Taulant Balla.

Në dy vitet e tyre në karriget e deputetit, u kthyen mirëfilli në patericën e mazhorancës socialiste duke i dhënë votat sa herë ja kërkonte Taulant Balla apo ndonjë tjetër pranë tij, pasi Rama as nuk i konsideronte si të tillë , i shihte thjehst si numra që plotësonin çdo dëshirë të tij dhe oligarkëve pranë qeverisë. Sa e sa ligje janë votuar nga ky monist Parlament në shkelje të plotë të drejtave dhe interesit të qyterarëve, dhe sa herë ndodhte,  kjo opozita parlamentare ishte aty në krah të qeverisë për të dhënë ndihmesën e saj.

Mes opozitës parlamentare gjen personazhe sa butaforikë aq edhe injorantë, në kuptimin e parë të fjalës. Por mes saj nuk mungojnë pazarxhinjtë e një niveli tjetër nga grupimi sipërpërmendur, të cilët luanin lojën e madhe me Ballën. E ndërsa përjashtim bëjnë 5 apo 6 emra, të cilët në ndryshim nga kolegët e tyre, mbajtën karrigen dhe luajtën rolin për të cilin kishin pranuar mandatin e deputetit, atë të opozitarit.

Sot ata që u vetëquajtën ‘opozita e re” e vërtetuan edhe një herë se detyra e tyre kryesore në këto dy vite ishte vulosja e çdo kërkese të socialistëve. Një fishkëllimë e Ballës dhe rendën drejt kafshatës së radhës duke kryer një ndër votimet më të pacipta në historinë e parlamentarizmit shqiptar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here