Skënder Gjinushi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave…

0
208

Skënder Gjinushi është zgjedhur kreu i Akademisë së Shkencave. Në këtë proces votuan 43 anëtarë. Gjinushi ishte kandidati i vetëm që konkuronte për këtë post duke e fituar automaitkisht atë.

43 anëtarë të Akademisë së Shkencave kanë votuar në total, 11 prej tyre kanë votuar me postë, ndër ta dhe Ismail Kadare.

1 akademik nuk ka qenë i pranishëm, Artan Fuga, i cili ka qenë një nga kundërshtarët më të mëdhenj të këtij procesi. Fuga e quajti ditën e sotme një të premte të zezë për Arsimin dhe Shkencën, duke këmbëngulur se zgjedhja e Gjinushit bie ndesh me mospolitizimin e akademisë.

“Do të bëjmë të pamundur për ta kthyer në një mjedis intelektual dhe ristrukturim të organizuar dhe të merituar të atyre që bëjnë kërkime shkencore. Do të çojmë deri në fund reformën në Akademi dhe bashkë me të edhe reformën për kërkimin shkencor.

Reforma mundëson që ASH të ndryshojë rrënjësisht përbërjen dhe aktivitetin e saj. Ne do ta kthejmë Akademinë në një faktor që nxit realizimin e kësaj reforme dhe funksionimin e saj. Do të mundësohet përfshirja e individëve të suksesshme në këto mjedise që të ushtrojnë kërkimet e tyre dhe kontributin e tyre”,tha Gjinushi para zgjedhjeve.

Kujtojmë se kandidatura e tij për këtë post ka nxitur mjaft reagime dhe polemika duke e quajtur si emërim politik me qëllim kapjen nga qeveria të këtij institucioni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here