Më në fund zbulohet vdekja e 13-vjeçares në Tiranë, ja çfarë i ndodhi…

0
287

Policia e Tiranës ka njoftuar sot se 13-vjeçarja Kasandra Brahaj, që humbi jetën nga plagët e armës së zjarrit dje, dyshohet se ka vrarë veten me çiften e të atit.

K. B., 13 vjeçe, që u gjet e plagosur me armë zjarri në shtëpinë e saj, u dërgua  për ndihmë mjekësore në spital nga i ati, shtetasi Xh. B., por nuk arriti të jetonte. Pas ngjarjes, u ngrit një grup i posaçëm hetimor që në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale si kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve, i ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here