Ramës s’ka kush t’i shkruajë, i shkruan përditë nga një letër vetes…!!! Ata vazhdojnë ta tallin….e tallin keq…

0
105

Ish-kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar letrën e tretë publike që Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili, ndër të tjera, shprehet se “Edi Ramës s’ka kush t’i shkruajë! Edi Rama i shkruan përditë nga një letër vetës”.

Postimi i plotë i Vasilit

Edi Ramës s’ka kush t’i shkruajë!!

Edi Rama i shkruan përditë nga një letër vetes.

Gjynah vërtet, që shkruan kaq pak.

Një letër në dite s’është asgjë.

Së paku, tre letra në dite duhet të shkruajë, se përgjithësisht kështu merren edhe ilaçet në mëngjes, në drekë dhe në darkë.

Por tharja e rrënjëve të mendimit ka bërë që edhe kortëksi i trurit t’i thahet, ndaj për një tru të tharë e të atrofizuar edhe një letër në dite nuk është pak, bile është shumë…

Ndonjë trutharë me keq se ai vetë i ka thënë me shumë dashuri “shkruaji nga një letër përditë shefo”.

Dhe Edi e bën, se ju kam thënë kaq herë që ai bën çfarë i thonë se vetë nuk mendon.

Dhe ata vazhdojnë ta tallin….e tallin keq….e tallin rëndë.

Asnjë nuk i përgjigjet, asnjë nuk harxhon asnjë sekondë kohë me të, asnjë nuk i hedh vështrimin, e konsiderojnë “te vdekurin, që ecën”!!

Dhe në fund mbetet vetem që… Edi Rames s’ka kush t’i shkruajë!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here