Zbulohet Skandali: Vajzat e shkollave fillore ofrojnë seks për 30 euro

0
613

Një informacion ka tronditur jo vetëm Serbinë, por edhe rajonin dhe flet për vajza të mitura që ofrojë shërbime seksuale për meshkuj më të vjetër në sajte pornografike.
Bëhet fjalë për vajza të shkollave fillore nga Serbia në moshë prej 13 deri më 16 vjet, të cilat ofrojnë takime për shërbime seksuale për kompensim të hollave, transmeton Gazeta lajm.

Sipas gazetës serbe “Alo”, vajzat dërgojnë fotografi intime dhe për to kërkojnë mesatarisht nga 30 deri në 50 euro. Këtë skandal e ka zbuluar babai i një vajze e cila është ankuar dhe i ka rrëfyer se çka bëjnë shoqet e saj pas orëve të shkollës.
“Vajza më tha se disa vajza në moshën e saj posedojnë llogaritë e tyre në ueb faqet pornografike dhe qëllimisht hapa një llogari dhe fillova të bisedoj me një vajzë e cila tingëllonte si fëmijë. Filloi në mënyrë vulgare të më tregojë se çka do të bënim, çfarë marrëdhënie do të kryenim, kurse kur e pyeta se çfarë moshe është, më tha se është 16 vjeçare. Mbeta i shtangur, kurse edhe më tepër u stepa kur i tha se nuk më interesojnë fëmijë e ajo mu përgjigj ‘çka ka të keqe këtu, pse të mos takohemi’”, ka rrëfyer ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here