Letrat e Ramës për Bashën, reagon Meta: Ndaloni hartimet publike

0
119

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar sërish por këtë radhë duke komentuar komunikimit virtuale të kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Meta ka ‘thumbuar’ liderët politik duke u shprehur se duhet të ndalojnë hartimet publike justifikuese dhe të angazhohen sipas tij në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike në vend.

Presidenti bën thirrje duke kërkuar që Basha dhe Rama të ndalojnë retorikat edhe si reflektim ndaj apelit që sipas tij ka bërë Parlamenti Gjerman në lidhje me situatën politike në vend.

“U bëj & një herë thirrje palëve, të ndalojnë retorikat si reflektim i sinqertë ndaj apelit të Parlamentit. Të ndalojnë hartimet publike justifikuese & të angazhohen me sinqeritet & përgjegjshmëri për gjetjen e një zgjidhjeje sa më shpejtë+të qëndrueshme”, shkruan Meta.

Kujtojmë se më herët Presidenti Meta në atë që është bë rutinë ditët e fundit, ka reaguar duke këmbëngulur në zgjidhjen e krizës politike që palët të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë rreth kësaj. Në një postim në twiter ai ripostuar deklaratën që bëri më herët sot me mbishkrimin:

Përshëndes dhe mirëpres angazhimin e shprehur të Parlamentit gjerman për zgjidhjen e krizës duke iu bashkuar thirrjes drejtuar të gjitha palëve politike për të marrë përgjigje vendimmarrëse çështjet që lidhen me stabiltetin dhe demokracinë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe pa përjashtuar asnjë temë”, thuhet në reagimin e presidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here