Opozita zotëron informacionet, “kryqëzohet” Rama!!! “Ka blerë votat në pesë qarqe”

0
144

I ftuar në studion e Fax News, ish-deputet i LSI-së, Shezai Rrokaj, ka folur për situatën politike në vend dhe zgjedhjet e 30 qershorit.

Rrokaj u ndal te dy letrat që Rama i ka dërguar Bashës, të cilat i konsideroi se janë  për konsum politik.

Ish-deputeti i LSI-së tha se kryeministri  duke pasur nën zotim prokurorinë, duhet të zbardhë dosjet ku tregohet sesi i ka blerë votat.

“Ai është kryeministër i ardhur me votat e blera dhe ka detyrim të heqë dorë nga posti, për të justifikuar faktin nëse do të rivotohet, për sa kohë ka ardhur me vota të blera, siç e dëshmojnë dosjet zyrate.

Kryeministri duhet të zbardhë dosjet e të tregojë që s’i ka blerë votat.

Por ne kemi informacion që në pesë qarqe votat janë blerë dhe s’janë pak.”

Më tej Rrokaj komentoi faktin se Rama akuzon opozitën që i trembet reformës në drejtësi.

“Nuk ka si ti trembet opozita, sepse ne kemi ikur nuk jemi në pushtet.

Shtyllat e një sistemi politik duhet të jenë të pavarura dhe të pakapshme. Ajo që po ndodh sot është se kjo maxhorancë sot po merret me opozitën. Në një sistem demokratik është e natyrshme që opozita të kritikojë maxhorancën. Shqiptarët janë në ankth, po ikin nga vendi. Ekonomia e drejtësia po kapen.”

Rrokaj komentoi qëndrimin e Presidentit të Republikës, duke  thënë së qëndrimi i Metës është i drejtë.

“Presidenti nuk mund ti ulë palët të dialogojnë, kur ata janë larg njëri-tjetrit. Opozita ka qëndrimin që me këtë kryeministër nuk shkohet në zgjedhje.

Presidenti është në krah të shqiptartëve dhe i gatshëm për t’i ndihmuar ata. Ai ka qënë kryetar i kuvendit të Shqipërisë, që reforma të votohet. Pra, duhet parë në këtë mënyrë. Presidenti edhe zgjedhjet e qershorit i ka dekretuar. Zgjedhjet farsë bien ndesh me kushtetutën. Zgjedhjet nënkuptojnë dy palë opozitare.”

Çfarë po ndodh në KQZ?

“Ne kërkojmë të vijnë vëzhgues nga qeveria civile. Nga se ka frikë kryeministri?

Ajo që kërkohet është që përgjegjësia që ka opozita për të vëzhguar der në fund ç’po ndodh me farsën politike, i cili do të përsërisë një 2017 të dytë.  Në këtë këndëvshtim atë s’mund ta largojë asnjë lloj neni, ligji apo kushtetute.”

Çfarë pritet në 25 maj?

“Partitë politike janë ato që kanë marë përsipër përfaqësimin e thirrjet që u bëhet qytetarëve.

Ne duam vendosjen e një e një sistemi politik që garanton shtyllën e shtetit, pa banda droge.”/faxweb.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here