Çfarë po ndodh në Maqedoni? Protestuesit gjakosin deputetët, policia nuk ndërhyn

0
244

Kuvendi i Maqedonisë është pushtuar nga protestuesit pas zgjedhjes së Talat Xhaferit, nga shumica e re parlamentare për kryetar të kuvendit.

Por ai nuk njihet nga VMRO- DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit.

Qindra protestues kanë hyrë në sallën kuvendore ndërsa nuk janë penguar në këtë veprim nga forcat policore.

Për momentin nuk raportohet për të plagosur apo viktima. Gjendja paraqitet alarmante pasi brenda Kuvendit ndodhen edhe deputetët të cilët nuk dihet nëse janë nën mbikqyrjen e sigurimit.

Aktit i ka paraprirë vendimi i LSDM-së dhe partive shqiptare BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, për të përfunuar konsituimin e Kuvendit.

Vendimi është kundërshtuar nga VMRO-ja, ndërsa si shkas kanë theksuar atë që njihet si Platformë e Tiranës me të cilin kjo parti prentendon se rrënohet karakteri unitar i shtetit.

Aktin e zgjedhjes së Xhaferit për kryeparlamentar VMRO-ja e quan grushtshtet.

Nga LSDM-ja kanë thënë se pretendimet e VMRO-së janë gënjeshtra dhe se garanci për karakterin unitar të shtetit është programi qeveritar tashmë i hartuar nga partitë e shumicës së re.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here