Debati për krimet e kumunizmit, ja si iu shmangën Rama dhe Ruçi…

0
118

Gjatë zhvillimeve të sotme në Parlament, u diskutua raporti vjetor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

Në seancë foli edhe Agron Tufa ku gjatë fjalës së tij, pavarësisht se ishte në fillim të punimeve u vu re mungesa e kryeparlamentarit Gramoz Ruçit duke u zëvendësuar nga zv.kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi.

Kujtojmë se Ruçi është akuzuar shpesh si zyrtar I kohës së komunizmit duke qenë se ai mbante detyrën e  ministrit të Brendshëm  nga 22 shkurt 1991-12 maj 1991, madje në kohën kur në 2 Prill 1991 u vranë katër protestues në Shkodër.

Kujtojmë gjithashtu se Ruçi kur u emërua në detyrën e kreut të Kuvendit PD e kundërshtoi me argumentin se ka qenë punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe ministër i Brendshëm në kohën e komunizmit.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama nuk ka qenë I pranishëm në seancë por e ka komentuar në mënyrë periferike debatet që u zhvilluan aty duke shkruajtur në rrjetet sociale se vendi nuk duhet të bëjë hapa pas dhe sipas tij, ISKPK duhet të bëjë gjithçka për të larguar hijet e imazhit të regjimit komunisrt.

“Pa çliruar kujtesën kombëtare, Shqipëria nuk mund të bëjë hapa përpara. Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit duhet të bëjë një formim të drejtë shkencor arkivor, të zgjojë vetëdijësim mbi të keqen dhe të largojë hijet e imazhit të regjimit komunist”, shkruan Rama në facebook.

Me shumë gjasë  , Ruçi dhe Rama kanë preferuar të “fshihen” për pak kohë, duke shmangur përplasjet për shkak të temës së raportit të diskutimit mbi krimet e komunizmit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here