Flakadanë dhe parulla drejt ministrisë së Arsimit…Thyhen xhamat e godinës!!!

0
124

Ka nisur protesta e studentëve para godinës së Ministrisë së Arsimit me të cilën demonstrojnë pakënaqësitë e tyre ndaj premtimeve të qeverisë të cilat sipas tyre nuk janë mbajtur.

Studentët u shprehën se nuk janë mbajtur shumica e premtimeve të qeverisë dhe kryeministrit Rama që bëri në kuadër të të ashtuquajturit “Pakti për Universitetin”.
Studentët i kanë nisur protestat e tyre që prej Dhjetorit të vitit të kaluar dhe fillimisht ato zgjatën për rreth dy muaj pasi u ndërprenë pas propozimit të paktit nga ana e Ramës.

Ata janë rikthyer në rrugë duke treguar se shumica e kërkesave të tyre nuk janë plotësuar si dhe kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të të rinjve.

Ndërkohë në murin rrethues të godinës së ministrisë janë vendosur pankarta ku janë shkruajtur kërkesat e tyre si dhe mesazhe për politikën dhe qeverinë.

Gjithashtu studentët kanë hedhur në drejtim të godinës shtetërore edhe flakadanë, shishe plastike dhe parulla në shenjë revolte ndaj premtimeve të pambajtura ku janë thyer edhe disa xhama të institucionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here