Aleatët e PD-së në Lezhë: Qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër…

0
119

”Grupimi i qendrës së djathtë” i 5 partive aleate të Partisë Demokratike, zhvilluan një takim në Lezhë. Fatmir Mediu i PR, Agron Duka i PAA, Nard Ndoka i PDK, Dashamir Shehi i LZHK dhe Vangjel Dule i PBDNJ, zhvilluan një bashkëbisedim të hapur me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë. Në këtë organizim, që tashmë njihet si ”Forumi për Zgjedhje të Lira”, u diskutua për krizën politike, institucionale dhe ekonomike në të cilin ndodhet vendi.

”Mbas 30 vitesh tranzicion, ka ardhur koha që njëherë e përgjithmonë zgjedhjet të zhvillohen të lira, të ndershme dhe të barabarta, me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër”, thuhet në njoftimin e PD.

Krerët e partive opozitare deklaruan se qytetarët nuk do të lejojnë që zgjedhjet e 30 qershorit të kthehen në një farsë të demokracisë. Duke i bërë apel të gjithë elementëve të përgjegjshëm të shoqërisë dhe politikës shqiptare, për të shmangur përplasjen dhe konfliktin, theksuan se: ”Është e domosdoshme krijimi i kushteve politike për ngritjen e një qeverie tranzitore; e cila do të çlirojë zgjedhjet, ekonominë dhe rrugën europiane të Shqipërisë, si dhe pas tri dekadash t’i japë fund trazicionit të tejzgjatur”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here