Një ditë pas fotos së përzemërt Meta-Haradinaj, Rama takim ‘’kokë më kokë” me Thaçin…

0
148

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar në këto momente një takim kokë më kokë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Takimi mes të dyve është duke u zhvilluar në zyrën e Ramës, ku me siguri do të diskutohet ecuria e dialogut mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

Nuk mund të lihet pa përmendur se takimi mes të dyve, vjen një ditë pas një tjetër takimi mes liderve të shteteve tona, Presidentit Ilir Meta dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Këta të fundit u takuan mbrëmjen e djeshme në Durrës, ndërsa postuan dhe një foto të përzemërt në rrjetet sociale.

Në dy ditët e fundit po zhvillohet në Tiranë mbledhja e dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, ndërsa drejtimin e kanë marrë në dorë zëvendëskryeministrat.

Një nga problematikat e ngritura ka qenë dhe ajo e kundërshtimit të taksës së Rrugës së Kombit nga ana e biznesit të Kosovës.

Takimi mes Metes dhe Haradinajt
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here