“Lajmi zi nga BE për Shqipërinë”, Hahn: Maqedonia e Veriut s’duhet penalizuar për negociatat për shkak të vendeve të tjera që kanë mbetur pas

0
74

Komisioneri për zgjerimin në BE, Johanes Hahn ka reaguar përmes faqes së tij në Tëitter duke kërkuar hapje të negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Ajo që bën përshtypje në mesazhin e tij është fakti se thekson që Maqedonia e Veriut nuk duhet të penalizohet në procesin e integrimit për shkak të shteteve të tjera që kanë mbetur pas. Ndonësë nuk e përmend me emër, Hahn i referohet këtu Shqipërisë, e cila prej disa muajsh ka hyrë në një spirale krize poltike. SIpas komisionerit procesi i zgjerimit në BE duhet të mbështetet në meritat e secilit shtet dhe se sipas tij Maqedonia e Veriut ka bërë progres të madh në këtë drejtim.

Kjo është hera e para që Komisioneri për Zgjerimin në BE kërkon avancim të procesit të integrimit të një shteti, pa u penalizuar nga situata në shtete të tjera. Kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë është shprehur sot edhe kreu i opozitës franceze. Sipas tij Shqipëria nuk mund të avancojë në BE për shkak të nivelit të lartë të krimit dhe korrupsionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here