Infiltroi gardistin për të vrarë protestuesit e 21 janarit. Si nuk është arrestuar akoma? Duhet drejtësi…

0
129

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar pas mbrojtjes që kryeministri Edi Rama i bëri ish-gardistit Agron Malaj, që është kandidat për Bashkinë e Burrelit.

Balliu i bën apel kryeprokurores Arta Marku, që të hetojë Edi Ramën dhe ish-gardistin, që sipas tij rezulon i infiltruar i Partisë Socialiste ne protesten e vitit 2011, ku mbeten te vrare kater protestues.

Në fund, ai shton se në asnjë vend të botës, nuk ndodh që një parti politike të infiltrojë njerëz në një protestë ku u vranë qytetarë, por kjo vërteton se Rama mund të ketë infiltruar dhe vrasës të tjerë.

Ja statusi i plotë i ish deputetit demokrat:

Rama fakton: I infiltruari i PS përgjegjës për vrasjet e 21 janarit

Kryeministri thotë që kryetari i grupit të zjarrit paska qenë i infiltruar, që do të thotë që ky njeri paska nxjerrë informacione të klasifikuar. E me pak fjalë gardisti kandidat për kryebashkiak ka cënuar sigurinë kombëtare.

Për raste të tilla Xhorxh W Bush i ka çuar këta individë si tradhëtarë në Guantanamo, ndërsa Edvini i bën kryetar bashkie.

Si nuk është arrestuar akoma? Kjo është një akuzë direkte për Kryeministrin. Zonja Marku keni Edi Ramën dëshmitar publik që ky njeri ka nxjerrë informacione të Gardës që mbron institucionet, pra sigurinë kombëtare të vendit.

Duhet drejtësi për gardistin kryebashkiak dhe kryeministrin gardist.
Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që një parti politike të infiltrojë njerëz në një protestë ku u vranë qytetarë, por kjo vërteton se Rama mund të ketë infiltruar dhe vrasës të tjerë.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here