“The day after” – Mesazhi i frikshëm për Ramën…

0
123

Gazetari rrëfen protestën nën shiun që nuk pushonte

Nga Elio Laze

Ditën e djeshme u thërrit protesta e radhës e opozitës së bashkuar. Si në çdo protestë tjetër isha prezent. Me çadër, kapele e kambale dhe shumë skeptik dola bashkë me mikun e familjes Vullnet Topalli. Shiu litar më krijoi bindjen që qytetaret nuk do të prishnin terezinë e vet.

Por sheshi para Kryeministrisë u mbush. Qytetarët rezistuan dhe qëndruan.

Thirrjes së organizatorëve iu përgjigjën pozitivisht për të marshuar. Qëndruam shumë minuta para ETC-së, ndërkohë që masa e njerëzve lëvizte. Kuptova përmasën e vërtetë të pjesëmarrjes. Qytetarë që mbushën plot e përplot të dyja anët e Lanës. Të gjithë të buzëqeshur sikur të ishte një ditë me diell.

Pashë qytetarë të pa organizuar nga askush që këndonin. Këndonin dhe marshonin të buzëqeshur. Dhe kjo është kambana dhe mesazhi më i frikshëm për Edi Ramën. Nëse ai mbulohej pas frazës: “Janë militantët e Saliut dhe të Monës”, tashmë kjo ka rënë poshtë. Militantët e kanë punë, e kanë detyrë të jenë. As qeshin dhe as këndojnë. Qytetarët e lirë po. Dhe dje në protestë pashë edhe të majtë. Pashë të papunë dhe bisnesmenë. Të rinj dhe të moshuar. Njerëz të lirë që kanë vrarë frikën dhe protestonin e këndonin në kor: “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru…!”

Edi Rama ka mbaru. Ka mbaru vërtet. Me çdo pushtet të pushtuar nga ai dhe klika e tij, e katandisi vendin në dorën e kujtimgjuzëve dhe të kriminelëve.

Ai ka mbaru, por ai po zgjedh të bëjë të shurdhin përballë kërkesave të popullit.

Shpresoj që sot që është ditë e re, ai të reflektojë dhe të kuptojë mesazhin e frikshëm. Jo të Lulit dhe të Monës, por të këngës së njerëzve: “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru…!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here