APP anullon prokurimet publike! Por si alibi, pasi tenderat tashmë janë dhënë

0
170

Pas vendimit të marrë nga qeveria, pak ditë më parë Agjencia e Prokurimeve Publike ka publikuar njoftimin në faqen zyrtare ku theksohet se të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, për periudhën 1 deri 30 qershor 2019 nuk do të zhvillojnë asnjë tender me vlera të mëdha.

Agjencia e Prokurimeve Publike ka pezulluar të gjitha procedurat për tenderat nga bashkitë në vend.

Të vetmet procedura që do të bëjnë përjashtim janë ato me prokurime me vlerë të vogël, si dhe ato që kanë si objekt produktet ushqimore.

Por mesa duket ky vendim është i vonuar pasi sipas të dhënave të Open Procurment të gjitha bashkitë kanë blerë e kontraktuar gjithçka për këtë vit duke mos lënë asgjë as për fushatë e as për gjashtë mujorin e dytë të vitit.

Sipas Open Procurment 61 Bashkitë dhe institucionet e tyre të vartësisë, kanë njoftuar në 2019 periudha janar- 7 maj tenderime të reja me vlerë fondi limit që është 6,24 miliard lekë (të reja) më shumë se një vit më parë në të njëjtën periudhë.

Ndërkohë abuzime të shumta me procedurat e tenderave janë pranuar edhe nga kryetrja e komisionit të Prokurimeve Publike./open data albania

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here