Turp!!! Pas Edi Ramës, Veliaj fyen “Dëshmoren e Atdheut” Zarife Hasanaj!!!

0
132

Pas ERTV-së së Edi Ramës, edhe bashkia e Tiranës e lali Erit, nuk e ka respektuar zinë për nëntetaren shqiptare të rënë në krye të detyrës Zarife hasanaj.

Nëntetarja Zarife Hasanaj, Dëshmore e Atdheut,  iu dha lamtumira e fundit ditën e sotme, e cila u shpall edhe ditë zie kombëtare.

Ndërkohë që në selinë e NATO-s, flamuri shqiptar u ul në gjysmështizë, në Bashkinë e Tiranës kjo gjë nuk ka ndodhur. Ka qenë zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, e cila ka publikuar këtë skandal me anë të një videoje.

“Bashkia Tirane, është i vetmi institucion që nuk respektoi ditën e zisë kombëtare dhe nuk uli flamurin gjysëm shtizë! Rreth e qark mund të dallohen flamurët ulur gjysëm shtizë përveçse te godina e Bashkisë!Turp!”, shkruan Zhupa në reagimin e saj.

Në nder të nëntetares Zafire Hasanaj flamuri i Shqipërisë në selinë e NATO-s është ulur në gjysmështizë, por mesa duket i vetmi institucion që ka injoruar ditën e zisë ka qenë bashkia e Tiranës.

https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/518677828537234/

Zarife Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës ditë më parë në Letoni, do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve, në shenjë nderimi e respekti për punën e saj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here